Pyetje të shpeshta
Ku dërgoni dhe sa zgjat dërgesa?
Dërgojmë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Në Shqipëri porosia arrin për 24 deri 48 orë (200 lekë), në Kosovë për 48 orë (500 lekë) dhe në Maqedoni të Veriut për 7 ditë pune (800 lekë).
Si paguaj?
Mund të paguash në dorëzim, me para në dorë kur të vjen porosia, ose me kartë bankare nëse e preferon.
Si mund të porosis?
Porosit direkt në xhingla.com ose na shkruaj në Instagram, Facebook ose WhatsApp dhe e regjistrojmë ne porosinë për ty.
Çfarë t'i marr një bebeje 0 deri 6 muajsh?
Në muajt e parë bebja zbulon botën me sy, veshë dhe duar. Për këtë moshë prindërit zgjedhin shpesh Historitë për bebe sipas muajve, Lodrën me pasqyrë dhe libër sensorial dhe Kartat vizuale 0 deri 36 muaj.
Çfarë i përshtatet një bebeje 6 deri 12 muajsh?
Busy Board 6 muaj+, Seti me 3 spinnerë me thithëse, Kafshuesi 3D silikoni dhe libri i radhës nga Historitë për bebe sipas muajve.
Çfarë është një busy board Montessori?
Është një çantë ose tabelë me aktivitete të përditshme: kopsa, zinxhirë, lidhëse, ngjyra, forma dhe numra. Fëmija i provon vetë, me ritmin e tij, në shtëpi ose në udhëtim. Busy Board-i ynë 100% në shqip ka edhe alfabetin dhe numrat në shqip.
Për cilën moshë janë busy board-et?
Busy Board 6 muaj+ është për bebe nga 6 muajsh. Busy board-et e tjera janë për fëmijë nga 1 deri 6 vjeç.
A keni produkte në shqip?
Po. Busy Board Montessori 100% në shqip dhe Seti sensorial me 5 libra të butë në shqip janë krijuar për fëmijët shqipfolës.
Si mund ta kthej një produkt?
Nëse produkti vjen i dëmtuar ose nuk është ai që porosite, na shkruaj brenda 3 ditëve nga marrja e porosisë, me numrin e porosisë dhe një foto. Produkti duhet të jetë i pahapur dhe i papërdorur. Shiko politikën e kthimit.
A shisni për kopshte ose me shumicë?
Po. Për kopshte, qendra edukative ose porosi me sasi të madhe, na shkruaj në xhinglashop@gmail.com ose në WhatsApp dhe flasim për porosinë tënde.